Saturday, November 23, 2024
HomeKulturëDom Ernest Troshani kremton meshën e parë si kardinal

Dom Ernest Troshani kremton meshën e parë si kardinal

-

Dom Ernest Troshani ka kremtuar meshën e parë nën petkun e kardinalit. ka qenë një nga festat e veçanta që ka kryeqendra e veriut, “Zoja e Shkodres” pajtorja e Shqipërisë, e mbajtur në katedralen e “Shën Shtjefnit”.
Kardinali Troshani bëri thirrje për t’u bashkuar në lutje pa dallim feje, për ditë më të mira për vendin.
Nuk e kishte menduar që do të drejtonte meshën kushtuar pajtores së qytetit si kardinal dhe për këtë emocionet janë të mëdha, po aq sa edhe falenderimet.
Ernest Troshani: Nuk e kam pritur dhe nuk më shkoi ndërmend.
Pas meshës, besimtarët ndoqën koncertin në skenen e instaluar në oborrin e katedralës, ndersa kumbonat e kishës shënuan edhe nisjen e spektaklit të fishekzjarreve që ndriçonin qiellin e Shkodres.
Historia e Zojës së Shkodrës nis që me 25 prill 1467 kur ikonën e Shën Mërisë me Jezusin fëmijë e larguan nga kisha pranë kalasë së Rozafës drejt Italisë.
Këshilli i katërt i Peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës “Pajtore të Shqipërisë”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts