Ekipi i Vllaznisë B ka nisur sezonin e ri me fitore. Në ndeshjen qe u luajt në “Reshit Rusi”, përballë saj ka qenë ekipi Luzi 2008 por shkodranet fituan me rezultatin e paster 2-0. Ne ndihme te ketij ekipi kishin ardhur edhe lojtaret e skuadres se pare si Dyca, Kruja dhe Dibra ku ky I fundit shenoi edhe golin e pare. Trajneri Ervis Kraja e nisi ndeshjen me këtë formacion: Vjerdha, Mehmedaj, Balaj, Kukaj, Ruqi. Ne mesfushe u rreshtuan Dyca, Kruja, Markolaj, Hasanaj ndersa ne majen e sulmit Lushaj dhe Dibra. Kuqeblute dominuan totalisht gjate gjithe 90 minuteshit ku fillimisht gjeten rrugen e rrjetes me Dibren e me pas ishte Denis Balaj I cili dyfishoi rezultatin.Me fitoren 2 me 0 mbyllet pjesa e pare ndersa ne te dyten, trajneri Kraja ben edhe disa zevendesime duke I dhene me shume hapesira lojtareve te rinj.Shume raste kishte nga te dyja skuadrat po asnjera nuk arriti te finalizonte me sukses duke e mbyllur te gjithe takimin me rezultatin 2 me 0 per Vllaznine. Nderkohe per te ndjekur kete ndeshje ishin te pranishem edhe administratori Gjyrezi, drejtori sportiv Zeka si dhe tre trajnerët e ekipit të parë, Cungu, Maxhar dhe Dani.