Për herë të parë në Spitalin Rajonal të Lezhës ofrohet shërbimi I hemodializës per te gjithe semuret qe kane probleme. 42 të paciente të cilët ishin të detyruar të udhëtonin së bashku me familjarë të tyre drejt Shkodrës apo Tiranës, 3 herë në javë, për të kryer hemodializën, – që prej datës 1 tetor këtë shërbim e marrin ne Lezhe. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj inspektuan investimin ne kete spital ku u takuan me mjeket dhe specialistet.
Gjithashtu ministri Beqaj bëri të ditur se për pacientët që kryejnë hemodializë do të ketë lehtësime edhe për vizitat që ata kryejnë pranë mjekut nefrolog, si dhe në marrjen e medikamenteve, duke eliminuar radhët e pritjes për recetën mjekësore.