Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetAmbasadori Italian takime në Shkodër

Ambasadori Italian takime në Shkodër

-

Ambasadori Italian në Tiranë Aberto Cutillo vizitoj Shkollën 28 nëntori në Shkodër ku ndoqi nga afër edhe zbatimin e projektit të dy gjuhësisë në këtë shkollë. Ai fillimisht vizitoj muzeun e shkollës si dhe më pas u njoh nga afër edhe me aftësimin e nxënësve sa I përket mësimit të gjuhës italiane…

“Është hera e parë që vij në këtë shkollë është shkollë shumë e mirë dhe më të vërtet u kënaqa. Projekti bilingual shkon më mirë. Biseduam me drejtorin e DAR, dhe ne duam të japim edhe disa cmime për nxënësit që duan të vazhdojnë studimet në Itali.”

Pas takimit me nxënësit e shkollës 28 nëntori aambasadori Italian zhvilloj takim edhe me student të fakultetit Juridik të Universitetit Luigj Gurakuqi të Shkodrës. Ku u ndal tek cështja e zgjërimt të BE-së….

“Cili është skenari që shqipëria do hyj në evropë. Sipas meje janë dy mundësitë. E para që nuk ka ndryshuar asgjë, por bashkimi evropian nuk ka gjetur një mënyrë që të gjej zgjidhjet e problemeve të veta, por ka vazhduar të ec para. Të themi hipoteza e status quos, unë besoj se kjo hipotezë është e vështirë. Sepse ky status quo mund te zgjas nëse qytetarët janë të kënaqur, por kohët e fundit pakënaqësia ndaj BE-së është rritur. Por ka edhe largime nga BE-ja. Hipoteza e dytës është që të vëhet dorë në traktatet, dhe ato duhet të rishikohen. Kjo sipas meje vënë në zbatim një evropë më tepër. Ka vende si itali që duan të shkohet më tutje me Bashkimin evropian. Por ne duhet të bëjmë qëndren e evropës. Me traktatë të reja ku do zëvëndësoheshin shtetet nacionale me shtetet evropian.”

Ambasadoi Italian në Shkodër ishte I shoqëruar në këto takim nga konsulli I nderit të Italisë në Shkodër Vitto Stigliani.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts