Ajo që ka kaluar kisha katolike në periudhën e komunizmit, ishte një nga periudhat më të errëta dhe të vështira në historinë e Shqipërisë. Kjo e shkuar ishte pjesë e shfaqjes “Fajtor pa faj” që erdhi në sallën kardinal “Mikel Koliqi” nga seminari dioqezan në bashkëpunim me korin “Rozafa Expression”. Një dramatizim me personazh kryesor seminaristin Mark Çuni, i cili në fshehtësi u mundua të shmangte mbulimin e vendit nga “reja e zezë”. Eprorët e seminarit ndërdioqezan përjetuan të njëjtin fat, turtura dhe vrasje për shkak të besimit të tyre dhe atdhedashurisë.
Përvec episodeve nga jeta e të lumëve të 5 nëntorit, kori i derigjuar nga maestro Zef Çoba solli këngë fetare dhe patriotike.
Dom Gjovalin Simoni e quan të rëndësishme këtë pjesë jo vetëm për mesazhin që përcjell, por edhe rëndësinë që ka përkujtimi i të shkuares për të mos u përsëritur në të ardhmen.
Poezia ishte një tjetër element që nuk mungoi në këtë koncert, duke na rrëfyer përmes artit të fjalës atë që kaloi çdo martir në jetën e tij, vuajtje dhe tortura nga më ç’njerëzoret. Këtë javë kisha katolike ka parashikuar një sërë aktivitetesh në përkujtim të kësaj ngjarje.