Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetObama nderon bamirësin nga Mirdita

Obama nderon bamirësin nga Mirdita

-

Shtepia e bardhe dhe presidenti i Amerikes Barak Obama kane nderuar me certifikaten e mirënjohjes biznesmenin dhe bamirësin nga Mirdita Pjeter Nikolla. Per kete moment te veçante ne Rreshen u organizua nje ceremoni festive ku moren pjese drejtues te pushtetit vendor, deputet, kryetari i akademise boterore te paqes me qender ne SH.B.A Madhu Krishan, keshilltari diplomatik i akademise boterore te paqes per Shqiperine dr Vangjel Mita dhe anetare te tjere te stafit. Ne kete takim u vleresua lart roli i Mirdites duke u cilesuar se nder njerezit e medhenj qe ka nxjerre Mirdita jane heroi i popullit Bardhok Biba, pajtuesi i mijera gjaqeve ne Kosove Anton Çeta si dhe roli e veprimtaria e biznesmenit Mirditor Pjeter Nikolla.
Per punen dhe humanizmin e tij ne ndihme te komunitetit dhe njerezve ne nevoje, Nikolla eshte vlerësuar me certifikaten e mirenjohjes nga presidenti Amerikan Barak Obama te cilen ja dorezoi zv ministri i mbrojtjes zoti Petro Koci. Si shenje respekti e vlerësimi ndaj kontributit te tij ndaj te varfereve, ai u nderua edhe me certifikaten e mirenjohjes nga korporata e e sherbimeve kombetare Amerikane. Ne fund te aktivitetit,te pranishmit u pershendeten me ane te nje koncerti te pasur artistik nga ansambli Mirdita.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts