Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetSuedia mbeshtet integrimin e Shqiperise

Suedia mbeshtet integrimin e Shqiperise

-

Edhe Suedia rreshtohet krah shteteve që mbështesin integrimin e Shqipërisë në familjen europiane. Konfirmimi erdhi nga ambasadori i këtij shteti në vendin tonë, Johan Ndisi, i pranishëm në një aktivitet në qytetin e Shkodres.

“Suedia eshte nje mbeshtetese e forte e integrimit te Shqiperise. Te gjithe ne po presim raportin e javes tjeter per vendin tuaj dhe besoj qe te gjithe shpresojme qe te kete vleresim me nota pozitive. Ajo qe dua te theksoj eshte se marredheniet e Shqiperise me Suedine jane te qendrueshme, megjithate duhet te kete dialog dhe shpresojme qe Shqiperia te integrohet ne BE”.
Pyetjes nëse pezullimi i Vetingut mund të bllokojë reformën në drejtësi që kaloi me votat e të gjithë klasës politike, ai i përgjigjet:
Nuk dua te komentoj sistemin e drejtesise ne vend, por dua te them se Komisioni i Venecias qe eshte perfshire ne proces do te mbikeqyre ecurine e reformes ne drejtesi. Megjithate hapat qe jane ndermarre jane shume te rendesishem per vendin, pasi u sherbejne shume qytetareve shqiptare. Mbi te gjitha u japin besim investitoreve te huaj dhe sherbejne per integrimin ne familjen europiane.
Deklaratat erdhen pas nje takimi që ambasadori zhvilloi në zyrën e kryetares së bashkisë Shkoder, ku në fokus ishin problematikat e pushtetit vendor.

I njohur ndryshe si pro-mjedisor, vizitën në Shkoder, ambasadori e nisi me një udhëtim në biçikletë nga hyrja e qytetit deri në mjediset e bashkisë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts