Koncerti i korit “Prenke Jakova” nën drejtimin e maestro Gjon Shllakut ka përmbyllur aktivitetet kushtuar pritjes së 5 nentorit, ditës së lumturimit të 38 martirëve të fesë. Për 60 minuta erdhen të interpretuara pjesë të përzgjedhura, mes të cilave edhe himni kushtuar martirëve kompozuar nga vet drejtuesi i korit Prenkë Jakova, si nje dhuratë e vecantë përkujtimore e kësaj ngjarje.
Me këtë koncert, dyert e katedrales hapen për të pritur ngjarjen lumnuese të gjysmë shekullit, duke bërë që edhe njëherë tjetër bota të flasë shqip.