Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetBashkia me investime te vonuara

Bashkia me investime te vonuara

-

Nje fjale e urte popullore thote “Punet e dimrit beji ne vere dhe punet e veres ne dimer” ! Por Bashkia e Shkodres edhe ne raport ne urtesine popullore, vepron ne te kunderten ! Investime qe normalisht eshte dashur te kryhen gjate veres, i fillon ne dimer ne te njejten kohe kur nisin edhe reshjet ! Rasti me i fundit eshte projekti për rikonstruksionin e 14 rrugicave, duke filluar me ate te Kafes se Madhe, ne qender te qytetit. Megjithese ishte parashikuar qe punimet te fillonin me 13 tetor, nisen me dy jave vonese pa asnjë lloj shpjegimi dhe transparence nga ana e Bashkise. Por pasi përfunduan kanalizimet e ujrave te bardha dhe te zeza, puna ketu eshte nderperere kur duhej te vazhdohej me hedhjen e çakullit dhe asfaltimin. Vazhdon keshtu te jete nje gjendje mjaft e rende, ku fale 4 tullave ne nje pellg uji qytetaret mund te kalojne drejt shtëpive te tyre.

Sipas afatit kjo dhe 12 rrugicat e tjera, duhet te perfundojne brenda 70 diteve, qe do te thote ne muajin janar. Kuptohet qarte se gjithçka eshte lene te kryhet ne mesin e dimrit, kur dihet se moti me reshje nuk favorizon aspak punime te tilla, dhe fondi i caktuar prej rreth 14 milione leke nuk besohet aspak se do te ketë as efektimin me minimal. Si për ketë investim, mund te flitet edhe për rikonstruksionin e lulishtes ne Xhabie dhe bllokun e pallateve perballe parafabrikate. Filmimet tregojne qarte gjendjen shume te renduar te krijuar nga pellgjet me uje. Qyetaret shprehen se bashkia tregoi qe perverse nuk ka dashur ta perfille zerin e tyre, ne menyre te pakuptimte keto punimet nuk i filluan ne vere, por ne mes te dimrit:

Dhe pavaresisht se u veprua ne ketë menyre, akoma janë te çuditur me qëndrimin mosperfilles te kryetares se Bashkise, Voltana Ademi, ndaj tyre:

Projekti për rikualifikimin e kesaj zone ka si afat 7 muaj. Imagjinohet lehte se si qytetaret do te mund te lëvizin ne ketë zone gjate gjithe dimrit, kur reshjet, gropat dhe balta do te jene te pranishme ngado. Dhe nuk ka si ndodhe ndyshe, kur keto investimet qe duhej te fillonin ne pranvere ose gjate veres, lihen për ne stinen e reshjeve .Nderkohe perballe kesaj gjendjeje askush nuk jep shpjegimin me minimal por mbyllen ne koracen e heshtjes se urdhëruar nga kryebashkiakja qe prej marrjes se mandatit me shume se nje vit me pare .

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts