Tuesday, April 16, 2024
HomeKronikaVritet 28 vjecarja ne qender te Lezhes

Vritet 28 vjecarja ne qender te Lezhes

-

Pronarja e një parukerie në Lezhë është qëlluar për vdekje me armë zjarri brenda sallonit te saje qe ndodhej në bulevardin “Gjergj Fishta”.
28-vjeçarja Etleva Ndoka ndërroj jetë në spital, 1 orë pas ngjarjes, pasi nuk mundi që tju mbijetojë plagëve të marra.
Sipas të dhënave të policisë ajo është qëlluar me dy plumba pistolete në zemer, nga një person që sipas policisë dyshohet të jetë shtetasi Alfred Nikolli 31-vjeç nga Lezha.
Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se ky i fundit ka qenë brenda ambienteve të parukerisë, duke debatuar me 28-vjeçarin. Në grindje e sipër ai ka nxjerrë armen dhe ka qëlluar në drejtim të vajzës.
Pasi ka kryer krimin 31-vjeçari është larguar me shpejtësi në këmbë, duke mundur që ti shpëtojë arrestimit. Policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes, por pa mundur që ta arrestojë atë.
Kanë qenë kalimtarë të rastësishëm, të cilët kanë dëgjuar të shtënat dje kanë shkuar menjëherë për t’i ardhur në ndihmë 28-vjeçares.
Kjo e fundit u dërgua me urgjence në Spitalin e Lezhës, po ndërroj jetë, pasi nuk mundi që t’ju shpëtojë dy plagëve që kishte marrë në gjoks.
Në momentin e ngjarjes, brenda sallonit të bukurisë ka qenë dhe një vajzë tjetër e cila ishte bashkëpunëtore e viktimes.
Ajo po merret nga grupi hetimor, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ende nuk dihen motivet e sakta të këtij krimi, por policia bën të ditur se gjithçka ka qenë e çastit.
Blutë po marrin në pyetje familjaret dhe personat që kanë bashkëpunuar me parukieren 28-vjeçare Etleva Ndoka për të mësuar më shumë rreth ngjarjes dhe motiveve që kane detyruar autorin të marrë këtë veprim ekstrem ndaj sajë.
Viktima ishte nga fshati Spiten i Lezhës e martuar dhe nënë e një fëmije të mitur. Ajo ushtronte profesionin si parukiere prej më shumë se një viti në qytetin e Lezhës, ndërsa dyqanin rezulton të kishte me qira.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts