Saturday, November 23, 2024
HomeKronika“Detyrim paraqitje” per tregtaret e duhanit

“Detyrim paraqitje” per tregtaret e duhanit

-

Gjykata e shkallës së parë në Shkoder i ka dhënë detyrim paraqitje, 4 tregtarëve të duhanit të arrestuar pas përplasjes që ata patën në aksionin e antikontrabandës dhe krimit ekonomik për sekuestrimin e duhanit në lagjen “Rus”. Ka qënë kërkesa e prokurorisë që për Arjan Halilin, Marjan Palalejn, Denis Zefin, dhe Astrit Muçajn të caktohej kjo masë sigurie. Mbi këta shtetas ishte ngritur akuza e kundërshtimit të personave që kryejnë funksione publike, vetëm për rastin e doganierëve. Ndërsa për goditjen e shefit të krimit ekonomik, Pjerin Lazri nuk është ngritur akuza, pasi ky i fundit në operacion nuk ka patur shenje dalluese që ishte punonjës i policisë. Jashte mjediseve të gjykatës së Shkodres, ndërsa zhvillohej gjyqi me dyer të mbyllura i kryesuar nga gjyqtari Sokol Shehu, qëndronin kolegët e 4 tregtarëve. Ata shprehen se ndonëse ndaj 4 tregtarëve u mor kjo masë dhe disa herë janë përballur me të tilla aksione sekuestrimi, sërish do të vijojnë të shesin duhanin e kultivuar në tokat e tyre pasi nuk kanë të ardhura të tjera. Shteti duhet të gjejë një zgjidhje sipas tyre që të mos ketë më të tilla sekuestrime, që tregtarët i quajnë grabitje pasi nuk plotësohet asnjë dokument kur u merret malli.

Prokuroria Shkodër pritet të vlerësojë veprimet e doganierëve për të saktësuar nëse ata duhet të ushtrojnë kontrolle në trotuare. Brenda një viti ka patur më shume se 5 aksione të tilla ku tregtarëve u është marrë e gjithë sasia e duhanit. Nga ana tjetër gjykata e Shkodrës ka vendosur të pezullojë nga detyra edhe shefin e krimit ekonomik Pjerin Lazri, pasi dyshohet se nuk ka respektuar ligjin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts