Humbja e thelle e kombetare shqiptare dhe pesimi I tre golave ndaj Izraelit ishte nje prej temave te diskutuara ne emisionin “sport Show” ne tv1-channel. Te ftuarit u ndalen duke diskutuar gjere shkaqet e kesaj disfate ku sipas tyre per momentin po mungon nje strategji.
Nderkohe nenkryetari I bashkise Shkoder Dritan Meta u ndal tek menaxhimi I stadiumit. Ai pranoi kerkesen e Federates por sipas tij, “Loro Borici” duhet te mirembahet nga te dy institucionet.
Nderkohe pjese e ketij emisioni u be edhe ekipi I Vllaznise I cili po ben pergatitjet per dy ndeshjet e kesaj jave, fillimisht me Kamzen diten e merkure dhe pastaj ne fundjave me Partizanin per kampionat.