Friday, April 19, 2024
HomeKronika“The border” ve ne pranga 6 shtetas

“The border” ve ne pranga 6 shtetas

-

Policia e Shkodres ka finalizuar operacionin e koduar “The Border” duke goditur 2 raste të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe duke vënë në pranga 6 shtetas. Gjithashtu si provë materiale u sekuestruan 107 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa. Rasti i parë që solli arrestimin e 5 shtetasve, u finalizua në brezin e kufirit jeshil, në vëndin e quajtur fshati Pentar, njësia administrative Dajç. Në një kamionçin tip “Benz” me targë SH 8893 E, ishin ngarkuar 18 thasë me peshe 88 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në pranga ranë Gjergj Gjuraj, 56 vjeç, Klodian Dani, 31 vjeç, Dorjan Gjeloshi, 26 vjeç, Viktor Gjeloshi, 23 vjeç, dhe Eduard Avdia, 28 vjeç, të gjithë banues në Shkodër. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin qëllim trafikimin e lëndës së dyshuar narkotike. Rasti i dytë u godit nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, të cilat vunë në pranga Alvaro Balaj, 27 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin e tij tip, me targë AA 813 OV, u gjeten në 2 anësoret e këtij automjeti poshtë dyerve disa pako të mbështjella dhe të futura në cilindra metalikë, ku në total ishin 19 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Për të dy rastet e goditura, policia bën me dije se materialet i janë referuar Krimeve të rënda në Tiranë për vepren penale “Trafikim i lendëve narkotike” në bashkëpunim.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts