Pavaresisht marredhenieve qe ka patur me bashkine Shkoder dhe ndeshkimit te marre vite me pare, Xhevahir Sukaj ka si preference te pare ne kampionatin shqiptar, Vllaznine. I ftuar ne emisionin “Sport Show”, sulmuesi vleresoi skuadren kuqeblu ndersa theksoi se I ka borxhe morale Partizanit.
Momentalisht Sukaj luan ne Malajzi por ne muajin Janar do te jete nje lojtar I lire dhe do te kthehet ne superlige. Me shume gjasa ai do te firmose per Partizanin, ekip I cili e ka kontaktuar zyrtarisht por ish sulmuesi I Vllaznise theksoi se pret oferta serioze edhe nga bashkia e Shkodres.