Pasi kane marre pjese ne Samitin e Diaspores, qe u zhvillua ne Tirane, mberriten edhe ne Shkoder. Trashegimtari i 17 brezave te familjes e Heroit tone Kombetar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, Loris Castriota Scanderbegh, dhe Vate Marashi, president i rrjetit te biznesve te diaspores shqiptare ne Itali. Gjate nje pritje qe u beri me dyer te mbyllura Kryetarja e Bashkise, Voltana Ademi, ata thane se kishin folur për mundesite e investimeve ne rajonin e Shkodres. Si hap i pare, fillimi i punes për binjakëzimin e Bashkise Shkoder me bashkine Foggia. Loris Castriota Scanderbegh, tha se ne Shqiperi vinte gjithnjë si ne shtepine e vet:
Vij me kenaqesi si ne shtepine time, ketu ku u zhvillua jo vetem historia e jone, por historia e Europes.Eshte shume e mundur qe arbreshet te investojne ne Shqiperi, sepse jane me zemer dhe gjak shqiptari, kane shume potenciale teknike, profesionale e financiare, prandaj jemi te angazhuar te kontribuojme për atdheun tone te perbashket. Ndersa nga shteti shqiptar ne kerkojme qe ti forcoje me shume lidhjet me arbershet, për ti kontribuar ruajtjes se traditave, kultures dhe gjuhes. Ne e vleresojme punen qe ka bere ambasadori shqiptar, Neritan Ceka me disa aktivitete tek arbreshet, dhe keshtu kerkojme te vazhdohet nga Shqiperia.
Ndersa Vate Marashi, pasi e vlerësoj si shume te rendesishem samitin e pare qe u zhvillua me diasporen, tha se biznesmenet shqiptare ne Itali janë te gatshem për te investuar ne Shqiperi:
Ata besojne se shteti shqiptar do te krijoje pa humbur kohe kushtet e duhura ligjore, qe biznesi i diaspores te shtrihet ne gjithe territorin e vendit.