Saturday, November 23, 2024
HomeAktualitetProblem mirembajtja e rrugeve

Problem mirembajtja e rrugeve

-

Marrin paratë nga qeveria apo bashkitë, por nuk kryejnë detyrimin që u takon. Kjo është situata me pjesën më të madhe të firmave që mirëmbajnë 385 kilometra rrugë të qarkut Shkoder. Shqetësimin e ngriti vetë prefekti Paulin Radovani, në cilësinë e kreut të shtabit të emergjencave civile, duke kërkuar që në të gjitha akset të vendosen tabela informuese me emrin dhe numrin e kontaktit të firmës që e mirëmban, me qëllim që banorët të njoftojnë për çdo situatë që krijohet atje. Referim kryesor Radovani mori rrugën e Qafe Thores, si dhe disa segmente të tjera në zonat malore që paraqiten më problematike.

I prerë, ai deklaroi se emergjencat civile nuk janë repart zjarrfikësash.

Lidhur me rrugën e Vilunit në Velipojë, e kthyer në njollë të zezë që ka marrë disa jetë njerëzish, ai u shpreh:
Mirëmbajtja e rrugëve në qarkun Shkoder ka qënë shqetësuese vitet e fundit, ku bllokimi i tyre ka detyruar institucionin e prefektit të ndërhyje me fadromat e veta për hapjen e tyre.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts