Friday, March 29, 2024
HomePolitikëMeta takon Lu dhe Vlahutin

Meta takon Lu dhe Vlahutin

-

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, përkatësisht Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë zhvilluar një takim me kryen e Kuvendit, Ilir Meta, takim i zhvilluar në kryesinë e këtij institucioni.

Takimi nisi rreth orës 11:30 minuta për të përfunduar rreth orës 12:00.

Nuk ka një njoftim për këtë takim, por mendohet se në qendër të bisedimit është reforma në drejtësi dhe konkretisht ligji i Vettingut, për të cilin pritet edhe opinioni i Komisionit të Venecias.

Pas takimit Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se takimi i sotëm kishte pasur në qendër të vëmendjes “ecurinë e procesit të integrimit në BE por dhe dëshirën e vullnetin e përbashkët për ecurinë e zbatimit të sa më shpejt e pa vonesa të reformës në drejtësi dhe sidomos ecurinë sa më të shpejtë të ligjit të vettingut si një kërkesë për të forcuar perspektivën e celjes së  negociatave. Të gjithë jemi dakord se kjo reformë të udhëhiqet nga rekomandimet e standardet e Venecias

Sai  takon ligjit të mbetjeve Meta tha se dekreti i Presidentit do të shqyrtohet brenda afateve

Pyetje: A ka kohë reforma të bëhet sipas rekomandimeve të OSBE / ODIHR?
Ilir Meta: “Duhet të kishte përfunduar me kohë megjithatë çdo përpjekje për të cuar në zbatimin e rekomandimeve të OSBE edhe me pak vonesë është shumë më e e pranueshme sesa mos reflektimi i tyre

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts