16 te pushkatuarve ne Burgun e Spaçit gjate regjimit komunist, u është kushtuar libri “Plumba ne Ferr”, shkruar nga Bedri Blloshmi, ish i burgosur politik. Ky libër u promovua nga shoqata e ish te përndjekurve politik te Shkodrës. Kryetari i kësaj shoqate, Zenel Drangu, tha se një botim i tille ka vlera te veçanta, pasi ka dokumentuar krimet politike ne një nga burgjet me te tmerrshme. Ndërsa vete autori Blloshmi u shpreh:
I pranishëm ne ketë promovim ishte edhe Dom Gjergj Simoni, ish i burgosur politik, i cili pasi tregoi detaje nga periudha e vuajtjeve ne burg, përcolli ketë mesazhe:
Rreth këtij libri folën edhe ish te përndjekurit Hysen Haxhia, Bardha Mulleti e te tjerë. Ata bene thirrje qe ish te përndjekurit politik te bashkohen për te kërkuar te drejtat e tyre, dhe te mos pranojnë te përdoren nga forcat politike. Gjithashtu u kërkua qe Qeveria te marre gjithë pergjegjesine për organizmin e punës qe te gjenden eshtrat e te pushkatuarve për motive politike, pasi edhe sot pas 26 vitesh, shume e shume prej tyre nuk dihet se ku i kane varret.