Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetLSI ndihma edhe ne Malesi te Madhe

LSI ndihma edhe ne Malesi te Madhe

-

Edhe në Malësi të Madhe lëvizja socialiste për Integrim ka shpërndarë pakot festive për familjet në nëvojë. Jo vetëm në qytetin e Koplikut, por edhe njësitë administrative nisma e deputetit Agron Çela është përshendetur nga banorët, të cilët theksuan se ky gjest është shumë domëthenës në një periudhë feste. Gëzimi i tryezës duhet të jetë prezent kudo, prandaj edhe LSI vendosi që si vitet e shkuara, edhe këtë prag ndërrimi vitesh të përcjellë këtë mesazh tek qindra familje me mbi 500 pakot e përgatitura.

Kryetar i LSI-së Malësi e Madhe Sytki Ndrecaj dhe strukturat e tjera drejtuese të kësaj force politike, në emër të deputetit Çela uruan për një vit më të mbarë dhe të suksesshëm për të gjithë banorët e Malësisë. Nisma do të përmbyllet në 31 dhjetor, duke bërë kështu të mundur praninë e festës tek çdo familje në nevojë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts