Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetNgricat mbajne te mberthyera vendin

Ngricat mbajne te mberthyera vendin

-

Debora i ka lënë vendin ngricave të forta dhe temperaturave të uleta që vijojnë të mbajnë të mbërthyera vendin tonë. Emergjencat Civile bëjnë me dije se disa akse rrugore rurale në zona të thella malore nuk ka qenë e mundur të hapen plotësisht. Firmat kontraktore po punojnë me forca dhe mjete në akset rrugore problematike. Akset nacionale janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në disa segmente ka nevojë për përdorimin e zinxhirëve. Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës ndodhen në terren për t’iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi. Furnizimi me energji elektrike ka qenë gjithashtu me ndërprerje në zonat e thella për shkak të ngricave, ndërkohë grupet e specialistët të OSHEE janë duke punuar për riparimin e defekteve. Për qarkun e Shkodres gjendja në 24 orët e fundit paraqitet e tille: Akset rrugore kombëtare janë të gjithë të qarkullueshëm, pjesërisht pa dhe me zinxhirë. Situata më problematike paraqitet në akset rurale si Shkodër-Shosh-Breg Lumi, i cili është  bllokuar në vendin e quajtur Mali i Shoshit dhe Shkodër-Bogë-Theth i cili është bllokuar në Qafë Thore. Në këto dy akse trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër dhe për pastrimin e tyre janë angazhuar 3 fadroma dhe një mjet me zinxhirë i ushtrisë. Ndërkohë në akset Qafë Mali-Fierzë Fush Arrëz-Qafë Shllak dhe Qafë Qelëz-Pukë-Fushë Arrëz janë të qarkullueshme me zinxhirë dhe trashesia e debores arrin mbi 50 cm. Probleme furnizimi me energji elektrike ka në disa fshatra të njësisë administrative Shalë, Shosh, Pult Iballë, Fierzë, Blerim dhe Gjegjan. Grupet e punës së OSHEE-së po punojnë për riparimin e defekteve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts