Friday, April 19, 2024
HomeSportVllaznia mbyll përgatitjet anti-Kukësi

Vllaznia mbyll përgatitjet anti-Kukësi

-

Me seancen stervitore të mesdites të së enjtes, e cila ashtu si edhe të tjerat e mëparshme u zhvillua në stadiumin “Reshit Rusi”, Vllaznia ka mbyllur përgatitjet anti-Kukësi. Një seance kjo që më së shumti i ka shërbyer teknikut Cungu për kolaudimin e formacionit të parë në lidhje me emrat që pritet të nxjerrë në fushë nga minuta e parë. Kjo më tepër edhe nga problemet e dëmtimeve të titullarëve që janë regjistruar gjatë ditëve të fundit.

Sfida shumë e rëndësishme Vllaznia-Kukësi do të luhet mbrëmjen e së premtes  në orën 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe pritet të ketë një interesim të madh, jo vetem nga ana e tifozëve shkodranë, por edhe të atyre kuksianë që si zakonisht ndjekin skuadrën e tyre edhe në takimet jashtë fushës së tyre. Për t’i ardhur në ndihmë tifozëve të intresuar, Klubi i Futbollit Vllaznia ka bërë të ditur zyrtarisht se që nga pasditja e së mërkurës ka filluar shitja e biletave për ndeshjen në fjalë, bileta këto që gjenden pranë sporteleve të stadiumit “Loro Boriçi ” dhe se çmimet e janë të njëjta me ato të ndeshjeve të mëparshme duke variuar sipas tribunave përkatëse, 300, 400, 500 dhe deri në 1 mijë lekë në tribunën VIP.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts