Friday, April 19, 2024
HomeSport“Kuqeblute kerkojne hyrjen falas”

“Kuqeblute kerkojne hyrjen falas”

-

Ndeshja e së shtunës, Vllaznia-Flamurtari, e vlefshme për javën e 21-të të Superliges, ballafaqim që do të luhet në orën 14.00, pritet të jetë me hyrje të lirë. Kjo të paktën është kërkesa që tifozëria kuqeblu ka bërë në drejtim të klubit Shkodran, që sipas tyre, nëse dyert e “Loro Boriçit” do të hapen pa bileta, atëherë numri i fansave kuqeblu mund të jetë shumë më i madh se heret e tjera. Në fakt, një problem të tillë Vllaznia ka ndeshje të tëra që e vuan, ku me gjithë kërkesat e vazhdueshme nga futbollistët, stafi teknik dhe drejtuesit e klubit, prania e tyre në shkallët e “Loro Boriçit” ka qënë ndër më të uletat e viteve të fundit. Gjë, që realisht është për të ardhur keq, aq më tepër që tashmë me kushtet që ofron impianti gjigand i qytetit verior, mundësitë janë mëse ideale dhe moderne për komoditetin e tifozërisë në ndjekjen e një ndeshje futbolli. Megjithatë, këtu duket se ka një problem, ai i kostos së futjes së stadium, ku sipas tifozerise kostoja eshte e larte per buxhetin e tyre.  Në të tilla kushte, drejtuesit e klubit Vlllaznia, pas një konsulte të bërë edhe me Bordin Mbikqyrës po studiojnë mundësinë që ashtu si edhe në stadiume të tjera të Shqipërisë që hera heres aplikohen të tilla iniciativa, edhe klubi Vllaznia ta ndërmarrë një hap të tillë. Dhe, nëse duhet bërë një gjë e tillë, rasti më i mirë është për këtë fundjavë për vetë faktin se për Vllazninë, përballja me Flamurtarin konsiderohet e një rëndësie tejet të veçantë. Por gjithësesi, marrja e një vendimi të tillë nuk është kompentencen e plotë e klubit Vllaznia, sepse përderisa stadiumi “Loro Boriçi” është akoma në administrimin e FSHF-së, miratimi për një vendim të tillë duhet të kalojë edhe nga ky institucion. Që do të thotë se një takim mes dy palëve, i cili thuhet se mund të ndodhë diten e enjte pritet të gjejë mirëkuptimin e duhur.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts