Friday, March 29, 2024
HomeKronikaPlagosje me arme zjarri

Plagosje me arme zjarri

-

‘Një plagosje me arme zjarri ka ndodhur mbremjen e së martes në qytetin e Lacit. I plagosur rende ka mbetur shtetasi Leonardo Rakipllari 28 vjeç, banues në Tiranë.Ai është dërguar në Spitalin e Traumes ,Tiranë, për kujdesin e nevojshëm mjekësor ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mesohet se konflikti ka ndodhur për motive te dobeta Policia ka identifikuar autorin e kësaj ngjarje, i cili është shtetasi Marin Trokthi 22 vjeç, banues në Laç, por qe eshte larguar ne drejtim te paditur. Sipas policise, ky person eshte i njohur  edhe për precedentë të mëparshëm penale. Ai eshte shpallur person në kërkim dhe nga shërbimet e policise po punohet për kapjen e tij. Nga hetimet paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur pas një konfikti për motive të dobëta në ambjentet e një lokali, midis të dëmtuarit dhe shokëve të tij prezent. Në kohën që shtetasi Leonardo Rakipllari ka qenë duke u larguar me makinën tip Nissan së bashku me 3 shokë të tij, është qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tyre, nga shtetasi Marin Trokthi i cili më pas është larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Materialet procedurale ndaj Trokthit iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për vepren penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë ” si dhe “Prodhim e mbajtje pa leje te armëve luftarake dhe municionit”.’

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts