Friday, March 29, 2024
HomesocialeDigjitalizimi i sherbimeve sociale

Digjitalizimi i sherbimeve sociale

-

Pas ndihmës ekonomike edhe shërbimi social brenda pak muajsh do të jetë një shërbim i digjitalizuar. Ministria e mireqënies sociale përmes drejtorive në rrethe ka nisur trajnimin e punonjësve dhe administratorëve. Në Shkoder janë mbi 60 punonjës social të 5 bashkive veriore por edhe qendrave private që i janë nënshtruar ketij proçesi 3 ditor të nisur në mjediset e gjimnazit “28 Nentori”.

Regjistrimet në të gjithë qarkun po bëhen për herë të parë dhe pjesë e të tilla trajnimeve do të jenë edhe administratoret e personave me aftësi të kufizuara.

Trajtimi lidhet me legjislacionin, menaxhimin e rasteve sociale, monitorimin e shërbimeve sociale dhe mbledhjen e të dhënave sociale.  Në kontekstin e ligjit të ri të shërbimeve të kujdesit shoqëror një nga detyrat e Bashkive është hartimi i planeve sociale lokale. Për ti hartuar ato stafet e drejtorive të shërbimeve duhet të kenë kapacitetet për të vlerësuar e identifikuar nevojat lokale për shërbime mbi bazën hartës së vulnerabilitetit dhe grupeve në nevojë për shërbime.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts