Friday, March 29, 2024
HomePolitikëMeta: Dialogu, rruga e vetme e zgjidhjes

Meta: Dialogu, rruga e vetme e zgjidhjes

-

Kërkesa e opozitës për qeveri teknike mbetet e paterheqshme, por kreu i kuvendit Ilir Meta thotë se dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjet që ngrihen prej saj. Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë të forcës së tij politike, Meta tha se çdo lloj retorike konfrontuese nuk është në të mirë të vendit.

Ftesat e vazhdueshme gjatë këtyre ditëve të protestes nga eksponentë të partisë demokratike, kanë këtë përgjigje nga Ilir Meta.

Lidhur me kohën kur LSI dhe Ilir Meta do të vendosin për koalicionin e ardhshëm zgjedhor, ai u shpreh:

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për rifillimin e punës së komisioneve në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Sipas vendimit të marrë nga Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarët e 16 komisioneve së bashku me anëtarësinë përkatës do të fillojnë hartimin e programit elektoral për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit 2017, por edhe për të analizuar punën e deritanishme në këto sektor.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts