Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëKabineti Rama, ikin 4 ministra

Kabineti Rama, ikin 4 ministra

-

 
Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi janë 4 Ministrat që do të lënë kabinetin qeveritar për t’iu përkushtuar fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit. Pas mbledhjes një oreshë me të gjithë koordinatorët e qarqeve, 8 prej të cilëve janë anëtarë të kabinetit qeveritar, Kryeministri vendosi që vetëm 4 prej tyre të lënë postet dhe të përqëndrohen në forcimin e Partisë në qarqet që përfaqësojnë në funksion të rezultatit të zgjedhjeve. Saimir Tahiri do të lërë Ministrinë e Brendshme, Blendi Klosi pas 23 muajsh Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, një nga Ministrat më të sulmuar të kabinetit Rama, Ilir Beqaj Shendetësinë, dhe Blendi Çuçi Pushtetin Vendor. Këto lëvizje kryhen 3 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe vendimi i Kryeministrit kërkon të forcojë më shumë qarqet ku Partia Socialiste nuk i ka Bashkitë dhe ku aleatët e saj janë të fortë në elektorat. Edhe pas këtyre ndryshimeve, opozita ka deklaruar se nuk tërhiqet nga protestat që vijojnë prej 23 ditësh. Kryedemokrati Basha deklaroi sot se mbetet e panegociueshme kushti i tyre për qeveri teknike që do garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts