Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëMeta prezanton slloganin “Nje shans per te gjithe”

Meta prezanton slloganin “Nje shans per te gjithe”

-

 

Kreu i lëvizjes socialiste për Integrim Ilir Meta prezantoi slloganin që do të udhëheq fushatën elektorale të forcës së tij politike drejt zgjedhjeve të 18 qershorit. “Një shans për të gjithë” është sllogani që duhet kthyer në realitet për Shqipërinë dhe Shqiptarët tha Meta. Ndërsa Ilir Meta ka zgjedhur të qëndrojë larg zhurmës politike të orëve të fundit, që nga çadra e protestës qe prej 23 ditësh po zhvillon opozita janë zhvendosur brenda koalicionit me largimin e disa ministrave, nuk ka ndjekur të njëjtën linjë ministrat e tij. Kladja Gjosha thotë se pas 18 qershorit Ilir Meta duhet të jetë kryeministër dhe për këtë rendit edhe arsyet.Njësoj si Klajda Gjosha, edhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, e cilëson legjitime kërkesën e LSI që Ilir Meta të jetë Kryeministër i vendit. Ai u shpreh se LSI mbështet ndryshimet e fundit në qeveri nëse ato i shërbejnë stabilitetit, por mohoi që largimet të jenë të diktuara nga kreu Meta. Panariti i bëri thirrje dhe opozitës që të rikthehet në Kuvend për të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts