Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëInaugurohet zyra elektorale e rajonit 4

Inaugurohet zyra elektorale e rajonit 4

-

Një pritje e veçantë ju rezervua deputetit të levizjes socialiste për Integrim Agron Çela dhe sekretarit të kësaj force politike Endrit Braimllari nga anëtarët dhe simpatizantët e rajonit nr4. Ishte në këtë zonë ndalesa e radhës e inaugurimit të zyres elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit, ku më shumë se gjysma e të pranishëmve ishin prurje të reja në LSI-në e Shkodres. Për këtë pritje dhe frymën që po përcillet në çdo rajon, deputeti Agron Çela rezervoi një falënderim të veçantë dhe garantoi se vota për LSI-në është shansi më i mirë për Shkodrën dhe Shqipërinë, që të ecin në rrugën e zhvillimit.

Puna e deputetit Çela në këtë 4 vjeçar dhe rritja e vazhdueshme që ka patur LSI në Shkoder është garancia më e mirë për suksesin e radhës në zgjedhjet e 18 qershorit tha sekretari i përgjithshëm Braimllari.

Edhe prefekti Radovani u shpreh i bindur tek një rezultat spektakolar që LSI do të ketë në këto zgjedhje, duke synuar marrjen e 3 mandateve. Ndërsa drejtuesit dhe anëtarët e këtij rajoni shprehen bindjen se në këto zgjedhje LSI do të jetë shansi i të gjithëve. Në fund u bënë mbi 30 anëtarësime të reja, si dhe në mënyrë simbolike u pre torta që shënon fillimin e garës elektorale. Festa më pas ka vijuar për minuta të tëra në shoqërine e njeri – tjetrit, ku nukkanë munguar bisedat politike dhe menyra e organizimit të fushatës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts