Pas Lezhës, “droga” sjell të tjera proçedime disiplinore në radhët e policisë së shtetit, këtë radhë në Shkoder. 5 punonjës policise janë në hetim nga shërbimi i çeshtjeve të brendshme, ndërsa 2 shtetas janë arrestuar, e 4 të tjerë po proçedohen në gjendje të lirë, mes të cilëve edhe administratori i Gurit të Zi Pjerin Marku, e kryeplaku Kole Marku, pasi në një minierë u gjeten 87 kubikë në gota plastike dhe kuti polesteroli u gjeten të kultivuar me lende narkotike në fshatin Rrenc.
Prej 2 muajsh sipas urdhërit të lëshuar nga ministria e Brendshme, efektivët e policisë së shtetit në rrethe po kryejnë kontrolle në banesa të braktisura, sera, magazina, tunele etj, për kultivimin e lëndëve narkotike. Qëllimi i këtij aksioni të gjërë është parandalimi që në fazat e para të kultivimit të drogës, e kthyer në një shqetësim kombëtar. Policia e Shkodres për këtë aksion nuk ka dhënë detaje të tjera, pasi thotë se hetimet vijojnë.