Friday, March 29, 2024
HomeSportCungu i kënaqur për lojën dhe rezultatin

Cungu i kënaqur për lojën dhe rezultatin

-

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, sapo gjyqtari kryesor i ndeshjes Kridenc Meta vërshëllen për mbylljen e krejt takimit Vllaznia-Partizani, nga tribunat e stadiumit “Loro Boriçi” dëgjohen thirrjet e tifozëve: Cungu-Cungu. Një shpërblim dhe vleresim i asaj që trajneri shkodran po vazhdon të bëjë në krye të kuqebluve, dhe aq më tepër në këtë ndeshje kaq shumë të përfolur për alenca me Partizanin që kishin përballë. Në prononcimin e tij pas ndeshjes, njëshi i pankinës kuqeblu flet për këtë fakt, por edhe për aludimet e shumta gjate ketyre diteve.

Pertej mungesave te titullarëve, zëvendësuesit e tyre dhanë më të mirën e tyre shtoi Cungu. Si asnjëherë tjetër, në fushën e lojës Vllaznia është prezantuar me një skuadër tërësisht shkodrane.

Ndërsa trajneri i Partizanit Starova e cilësoi një ndeshje fantastike.
Javën e ardhshme Vllaznia do të ketë një ndeshje shumë të vështirë psi do të jetë mysafire në Vlorë për t’u ndeshur me Flamurtarin e rrezikuar seriozisht për qëndrimin në Supërligë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts