Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëPS, 74 mandate. Projeksioni: PD 43, LSI 19, PDIU 3, PSD 1

PS, 74 mandate. Projeksioni: PD 43, LSI 19, PDIU 3, PSD 1

-

Partia Socialiste ka të sigurta 74 mandate në Parlamentin e ri me 140 vende. Edhe pse kanë mbetur dhe disa kuti për të përfunduar numërimi, pavarësisht rezultateve që ato do të prodhojnë duket se tashmë mandatat që fiton çdo forcë politike nuk do të ndryshojnë.

Partia Socialiste rikonfirmohet për një mandat të dytë, por këtë herë, ashtu siç kishte kërkuar prej qytetarëve, vetëm. Kjo është hera e parë që prej vitit 1992 që një parti në Shqipëri siguron e vetme shumicën për të qeverisur.

Partia Demokratike do të ketë në Parlamentin e ardhshëm 43 deputetë, 7 më pak se në mandatin e kaluar. Ndërkaq, LSI do të përfaqësohet me 19 deputetë, duke rritur si numrin e mandateve dhe atë të votave krahasur me zgjedhjet e kaluara parlamentare, por tashmë do jetë në opozitë.

PDIU duket se nuk do të ketë në Parlament kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi, por do të ketë dy deputetë nga qarku i Elbasanit dhe një deputete në Dibër, por kjo e fundi deklaroi menjëherë pas fitores se do të bashkohej me Edi Ramën.

Tom Doshi, i zgjedhur në siglën e Partisë Social-Demokrate në Shkodër ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me kryeministrin. Me këto shifra, kryeministri Rama do ketë në mbështetje të tij 76 deputetë, 8 më pak se 3/5 e Parlamentit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts