Thursday, March 28, 2024
HomeKronika Familja shuhet në aksident, humbasin jetën babai, nëna dhe vajza

 Familja shuhet në aksident, humbasin jetën babai, nëna dhe vajza

-

Tre persona nga e njëjta familje kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në Villagraza të Palermos në Itali.

familja-3

Sipas  “Corriere della Sera”, aksidenti ndodhi rreth orës 01:20 të natës në autostradën A29 me drejtim nga Trapani për në Palermo. Një “Mercedes Class A” u përplas me një automjet “Lancia Lybra” e si pasojë humbën jetën:

Roberto Orestano, 49 vjeç; bashkëshortja e tij Rosa Parrinello 47 vjeç dhe vajza e tyre Miriam, 18 vjeçe. Ndërkohë që janë plagosur dy djemtë e tyre, përkatësisht 22 dhe 15-vjeçarë. Mercedesi ku udhëtonte familja si pasojë e përplasjes ka bërë disa rrotullime në ajër nga shpejtësia. Edhe drejtuesi i mjetit tjetër është plagosur rëndë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts