Friday, April 19, 2024
HomeKronikaThërret “Allahu Ekbar” dhe plagos me thikë kalimtarët, pas Barcelonës paniku zhvendoset...

Thërret “Allahu Ekbar” dhe plagos me thikë kalimtarët, pas Barcelonës paniku zhvendoset në Finlandë.

-

 

Pas Spanjës ditën e djeshme ku një furgon përplasi për vdekje 13 persona dhe plagosi 100 të tjerë në Barcelonë, paniku është zhvendosur tashmë në Finlandë, pasi disa persona të armatosur me thika kanë sulmuar disa të tjerë.

Policia e armatosur shkoi menjëherë në vendngjarje në qytetin Turku pasi një grup të armatosurish me thika kanë qëlluar disa kalimtarë.

Mediat lokale ende nuk janë të sigurta nëse bëhet fjalë për 1 apo për më shumë agresorë. Kalimtarët thanë se disa persona u qëlluan me thikë, përpara se policia të bënte të mundurr arrestimin e agresorit të dyshuar.

Një dëshmitar shkruajti në Twitter: “Të paktën 5 viktima, ky është bilanci i sulmit në Finlandë”, megjithatë kjo mbetet për t’u konfirmuar pasi nuk ka asgjë zyrtare.

Sipas “The Mirro”, personi që sulmoi me thikë thirri “Allahu Ekbar” përpara se të kryente krimin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts