Friday, April 19, 2024
HomePolitikëSpartak Ngjela shpërthen ndaj Edi Ramës: O pafille, shqiptarët nuk janë indianë

Spartak Ngjela shpërthen ndaj Edi Ramës: O pafille, shqiptarët nuk janë indianë

-

 

Prej kohësh avokati dhe kreu i PLD-së Spartak Ngjela është pozicionuar kundër kryeministrit Edi Rama.

Për një akuzë më shumë ndaj kreut të qeverisë është bërë shkas edhe fotoja e djeshme e çiftit kryeministror me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump dhe bashkëshorten e tij.

Ngjela qesh me ironi me këtë foto dhe e cilëson Ramën ‘pafillo’ që do t’ua shesë shqiptarëve një fotografi me Trump si sukses vetjak, ashtu si europianët gënjyen indianët e Amerikës dhe iu morën arin. Madje Ngjela thotë se Rama ka dalë i dyshimtë nga investigimi i reformës, thuajse në të njëjtën shkallë më Berishën dhe me Bashën.

STATUSI I SPARTAK NGJELËS
Europianët me pasqyra i gënjyen indianët e Amerikës dhe iu morën tonelata ar…
Rama i di shqiptarët indianë: ai kërkoi t’iu shiste shqiptarëve një fotografi me Presidentin amerikan si sukses vetjak.
Komedi.
Pse, i di shqiptarët indianë ky pafille!
Sa shumë janë tallur dje kur e panë që, në hall, na nxori një foto, e asgjë më. Ka qenë i trembur prandaj.

Zotëri, çfarë të tha Presidenti?
Asgjë.
Atëherë ç’na duhet fotografia ne?
Por, të thanë të tjerët që Reformën nuk e bllokon dot, edhe pse ajo të kap.

l.
Asnjë kryeministër europian nuk vepron kështu. Turp me këta provincialë të trembur, që mendojnë se gënjejnë popullin e tyre me një fotografi. Kanë qeshur sot gjithë ditën gazetarë, madje edhe qytetarët nëpër lokale më thoshin duke qeshur: e bëri foton ky, mo? Kam qeshur dhe unë shumë më ta. Kanë të drejtë.

ll.
Ja pyetja që duhet bërë në këtë rast: këtë foto ky derëzi e punëzi, kujt ua nxjerr për ta parë: amerikanëve që drejtojnë Reformën në Shqipëri; politikës europiane të Brukselit, apo shqiptarëve?
Dy të parët qeshin. Sidomos ata të Reformës që e dinë që e kap Reforma se ka dalë shumë i dyshimtë nga investigimi kryeministri shqiptar; thuajse në të njëjtën shkallë më Berishën dhe me Bashën.

As Brukseli nuk çan kokë se fotot janë reklamë: çfarë bisedoi Rama me Trampin? Pyesin ata. Dhe kur merr vesh se nuk kanë biseduar asgjë, sigurisht që mendon ndryshe për të ardhmen.

Po, nuk kanë folur fare Trampi me Ramën?
Jo, në fakt kanë folur për të folur, i thanë që të dy njëri – tjetrit – hoë are you? Si jeni?
Kaq.
Epo paska arritur fitore të madhe Rama, si ajo e Lulzim Basha para zgjedhjeve, që na nxori fotografinë njëlloj si ky tjetri dje. Fëminorë janë në ligësitë e tyre, që të dy. Po, dhe sa kohë do t’i durojnë shqiptarët këta karagjozë?

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts