Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetUshtria nis ndërtimin e urës për 3 mijë banorë në Gramsh

Ushtria nis ndërtimin e urës për 3 mijë banorë në Gramsh

-

Për vite të tëra, 3 mijë banorë të fshatrave Poroçan, Holtas, Gjere, Lleshaj në Bashkinë e Gramshit kanë vuajtur izolimin nga pjesa tjetër e vendit, veçanërisht në ditët e vështira të dimrit.

Por, situata do të marrë fund pas jo më shumë se 10 ditësh, kur pritet të përfundojë ura e re, tip bailey. Ajo nisi sot të ndërtohet nga efektivi i togës së urave në Batalionin e Xhenios (bXh) të Komandës Mbështetëse.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka e pranishme në ditën e parë të fillimit të punimeve deklaroi se Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë ato që nuk dorëzohen kurrë e janë të pranishmë aty ku pakkush mund të ndërhyjë.

XhaçkaKur të gjithë të tjerët janë dorëzuar, pasi për pamundësi nuk e ndërtojnë dot një urë, apo për pamundësi nuk i përgjigjen dot pasojave të një fatkeqësie natyrore, apo për pamundësi nuk i përgjigjen dot nevojave emergjente për ndihmë, Forcat e Armatosura janë gjithmonë atje siç kanë qenë, siç janë dhe siç do të jenë gjithmonë pranë qytetarit dhe pranë komunitetit.

Ajo solli në vëmendje ngjarjen e 5 viteve më parë, ku dy motra adoleshente rrezikuan jetën, pasi ura, ku ato po kalonin për të shkuar në shkollë, u shemb.

Xhaçka: Siguria e jetës dhe ndihma ndaj komunitetit do të jenë parësore dhe kryefjalë e punës së të gjithëve ne, që nga strukturat drejtuese e deri tek çdo ushtar, për t’i ardhur në ndihmë komuniteteve tona dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve. Ne do të bëjmë çmos që, si këtu në Poroçan në të gjithë Shqipërinë, kudo ku janë zonat më të izoluara, kudo ku komunitetet kanë nevojë për ndihmën tonë, Forcat e Armatosura të jenë gjithnjë në krah të banorëve.

Të pranishëm në këtë aktiviteti ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneral brigade, Bardhyl Kollçaku, kryetarja e Bashkisë Gramsh, znj. Luljeta Dollani dhe deputeti i zonës, z. Anastas Angjeli.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts