Grupimi antinuklear Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore, ICAN, mori sot çmimin Nobel për Paqen.
Komiteti Norvegjez i Nobelit ia dha çmimin këtij grupimi për ”punën e tij për tërheqjen e vëmendjes ndaj pasojave katastrofike humanitare gjatë përdorimit të çdo lloj arme bërthamore”.
Fituesi i këtij viti ka qenë surprizë, pasi për çmimin favorizoheshin emra të njohur në arenën ndërkombëtare, si ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, dhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për marrëveshjen me Iranin për armët nukleare.
Fushata Ndërkombëtare për Demontimin e Armëve Nukleare, ICAN, një grup që punon dhe promovon një çarmatim të plotë të armëve nukleare ka fituar edhe çmimin më prestigjioz.