Rama dakordohet me kryeministrin e Maqedonisë, mbledhje e përbashkët e dy qeverive

0
1034
rama zaev

 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Shkup për një vizitë pune në kuadër të samitit rajonal “100 liderë në biznes nga Evropa Juglindore – Ndërlidhja” me fokus biznesin dhe ndërveprimin ekonomik mes vendeve.

Në kuadër të këtij samiti, Rama u prit nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ndërsa në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimi i shkëmbimeve tregtare.

Mësohet se për t’i dhënë nxitje këtij bashkëpunimi ekonomik mes vendeve, dy kryeministrat u dakordësuan për të zhvilluar një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive në muajt e ardhshëm.

Për të realizuar këtë, ministritë e Jashtme të të dy vendeve do përgatisin axhendën e mbledhjes, si dhe do të përcaktojnë kohën e mbajtjes së mbledhjes të dy qeverive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here