Pd: Rama dhe Tahiri po shkaterrojne provat.Te mblidhet Keshilli i Mandateve

0
1019

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike janë mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit ku kërkojnë mbledhjen e Komisionit të Mandateve për miratimin e kërkesës se prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.

 

 

Sipas deputetit të PD-së Eduard Halimi, çdo minutë që ikën i shërben shkatërrimit të provave sa i takon çështjes ‘Tahiri’, emri i të cilit doli në përgjimet e trafikantëve të drogës të arrestuar në Itali.

Halimi i bëri thirrje kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të mbledhë Këshillin e Mandateve. Demokratët pohuan se Rama dhe Tahiri po shkatërrojnë provat.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi sot nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri dhe arrestimin e tij.

Sakaq, autoritetet shqiptare po zhvillojnë hetime në bashkëpunim me ato italiane italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë, ku u implikua dhe emri i Tahirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here