Ylli Manjani thekson se ceshtja “Tahiri” eshte si gjyq politik…

0
1022

I ashpër ka qenë reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, ndërsa e cilëson çështjen “Tahiri” si gjyq politik.

 

 

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Manjani, theksoi se ky episod është I ngjashëm me gjyqin politik që iu bë edhe Kadri Azbiut.

 Mes të tjerash Manjani theksoi se drejtësia nuk mund të jetë larje hesapesh ndërmjet politikanësh!

MESAZHI I MANJANIT
Nuk na duhet një Kadri Hazbi…
—�—�—
Edi Rama na sugjeron se “është Ai që ka vendosur burgosjen e Sajmirit”. Nëse vërtetë është kështu duhet ndalur kjo poshtërsi! Është e ngjashme me gjyqin politik të Kadri Hazbiut!
Akuza, arresti, kontrolli i banesës apo edhe gjykimi e dënimi/pafajësia, në shoqërinë demokratike janë çështje ekskluzive të drejtësisë, jo të qeverisë!
Drejtësia nuk mund të jetë larje hesapesh ndërmjet politikanësh! Ajo i shërben publikut për të vendosur sundimin e ligjit për të gjithë njësoj. Drejtësia është vendi ku të vërtetat dalin me prova jo me llafe!
Publikut i intereson të dijë se si u kanabizua i gjithë vendi? Kush urdhëroi zbatimin e ketij projekti? Kush u mor me te? Kush perfitoi dhe sa?
Dua të besoj se Prokuroria e ndihmuar dhe nga institucione te huaja, po e trajton kështu këtë çështje! Dua të besoj se ajo që sugjeron Rama, se është Ai që po ja fut Sajmirit, është gënjeshtër e një keqbërësi të kapur në flagrancë!
Arsye për ta besuar këtë ka plot, por kryesorja është se grupi kriminal u arrestua nga Italianet dhe droga e sekuestruar mbreme u bë pa dijenine e policisë që do Rama.
Ai është kapur në flagrancë nga opinioni publik, si drejtues i operacionit të kanabizimit për të blerë zgjedhjet!
Mbetet që ta zërë në flagracë edhe drejtësia me fakte e prova!
Ndërkohë shpresoj shumë që Sajmiri të mos jetë Kadri Hazbiu.
Është kohë tjetër kjo që jetojmë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here