OSHEE, kriza hidrike me pasoja për financat

0
1061

Kriza hidrike nga mungesa e reshjeve ka patur pasoja jo të vogla për financat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë.

“Vetëm si pasojë e blerjes së energjisë kompania ka lëvizur nga buxheti fillestar me 10.8 miliardë lekë. Në këtë situatë ne kemi rishikuar disa nga investimet pasi prioriteti kryesor është sigurimi i energjisë për qytetarët”, tha Çela.

Sipas Çelës fatura e lartë e importeve u përballua nga përmirësimi i menaxhimit. Për 9 mujorin arkëtimet u rritën me 1.2 miliardë lekë krahasuar me vjet, ndërsa në muajin shtator humbjet zbritën në nivel rekord.

“Për muajin shtator për herë të parë u arrit që humbjet e energjisë të bien nën 20 për qind, që është niveli më i ulët në 27 vjet”, thotë Çela.

Për gjithë vitin humbjet pritet të bien në 26 për qind. Sipas OSHEE, nga këto, vjedhjet janë vetëm 8 për qind ndërkohë që pjesa dërrmuese janë humbje teknike nga rrjetit i amortizuar. Ato mund të ulen vetëm përmes investimeve të reja.

“Për të ulur 1 për qind humbjet duhen 45 milionë euro investime”, thotë administratori i OSHEE-së.

Me këtë mesatare, për të ulur humbjet në nivele normale kompania i duhen edhe 1 miliardë euro investime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here