Tifozet braktisin stadiumin/Konfliktohen me policine

0
1227

Partizani ka arritur të marrë një fitore me mjaft vlera në Shkodër përballë Vllaznisë me trajnerin e ri, Ernest Gjoka.

Pjesa e parë e lojës përfundoi me shifrat 0-1 në favor të të kuqve me golin e shënuar në minutën e 4-rt nga Basrak që vendosi edhe lojën.

Një 45 minutësh i cili ka qenë pothuajse i barabartë dhe është vendosur deri më tani nga një episod.

Skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes për pushimin e zakonshëm. Edhe fraksioni i dytë i lojës duket se nuk pati shumë raste dhe loja ka qenë relativisht e qetë.

Një incident ka ndodhur në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” në minutën e 63-të të ndeshjes ku “Ultras Guerrils” u konfliktuan me policinë.

Tifozët braktisën stadiumin në minutën e 66-të. Pas 4 mintuave shtesë mbyllet gjithçkaq dhe Partizani kap vendin e tretë të klasifikimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here