Dritan Zagani: Tahiri eshte vetem nje hallke e nje zinxhiri te gjate qe nuk mund te prishet

0
2567

Ish kreu i Policisë Antidrogë të Fierit, Dritan Zagani, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive për median siçiliane të Katanais “Meridianews”.

” Investiguesit italianë më kanë bërë dhuratën më të bukur në botë, shprehet Zagani, dhe pse unë nuk jam i lumtur për atë ç’ka po ndodh në vendin tim. Prej vitesh jam larguar nga Shqipëria e mbi 4 vjet jam nën akuzë pa u bërë kurrë një seancë gjyqësore kundër meje. Kam nisur një jetë të dytë në Zvicër së bashku me bashkëshorten e 3 vajzat tona e nëse vendosa të largohem nga Shqipëria e bëra vetëm për familjen time.”

“Shqipëria mbetet kanali i privilegjuar i trafikut të marijuanës në Sicili”, shkruan, media italiane duke pyetur Dritan Zaganin se si kanë ndryshuar mënyrat e trafikimit të drogës.

“Deri më 2014, kisha shumë informacion mbi trafikun e drogës me kamion por dhe përmes detit, thotë ai. Kisha informacion dhe për transportin e drogës drejt Kalabrisë. Gjatë kësaj periudhe u transferova, dhe nga shërbimet sekrete informohesha se droga trafikohej dhe me avionë të vegjël turizmi. E është një rrezik i madh të transportosh 200-300 kg marijuanë në çdo udhëtim. Do mund të ndodhte vetëm nëse kishe mbrojtje në nivel të lartë.”

Përsa i përket korrupsionit në rradhët e policisë shqiptare Dritan Zagani shprehet se “problemi i vërtetë është kur forcat e rendit kanë lidhje interesi me narkotrafikun.”

“Edhe politikanët , tha ai kanë përdorur paratë e krimit duke financuar madje dhe fushata elektorale. Të gjithë e dinin e janë mbyllur sytë për të lejuar mbjelljen dhe kultivimin e marijuanës.”

Mbi ndryshimin  o jo të kësaj situate në Shqipëri Dritan Zagani shprehet se “duhet mjaft kohë që të ndryshoj. Duhet një punë e fortë dhe nga ana e Europës. Mafia është shumë e fortë dhe baza e saj është droga”, thotë ai. Ndryshe zgjidhja e vetme mbetet revolucioni.”

Ndërsa sa i takon heqjes o jo të mandatit të deputetit të Saimir Tahiri, Dritan Zagani thotë i sigurt se“Parlamenti shqiptar do të votoj kundër, pasi Saimir Tahiri është vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë që nuk mund të prishet . Pasi me të mund të rrëzohet dhe qeveria shqiptare.”

Kjo media ka qënë nga të parat që ka zbardhur përgjimet e prokurorëve italianë të cilat çuan në ekzekutimin e operacionit “Rosa dei venti” e në arrestimin e disa anëtarëve të grupit të trafikantëve të drogës i drejtuar nga Moisi Habilaj, kushëriri i ish ministrit Tahiri.

” Dritan Zagani , shkruan media italiane është detyrurar të strehohet në Zvicër në një vend sekret ,pasi në Shqipëri akuzohet për abuzim detyre e për përcjellje të informacioneve investigative në Itali.

Dritan Zagani ka qënë i pari që ka akuzuar ish ministrin Tahiri si i përfshirë në trafikun e drogës duke zbuluar dhe automjetin privat të tij, i përdorur për transportin e drogës nga kushërinjtë Habiolaj. I njëjti automjet citohet në hetimet e financës siciliane.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here