DEPUTETI SOCIALIST: PROKURORËT DUAN TË SHPËTOJNË LËKURËN E TYRE NGA VETTINGU

0
946

Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi hedh dyshime se arrestimi i Saimir Tahirit i kërkuar nga prokurorët e Krimeve të Rënda, është çështje e përdorur politikisht.

Në një intervistë në rubrikën ‘Opinion”, të News24, Çuçi tha se është krejt e natyrshme të mendohet që prokurorët e përdorin këtë çështje për të shpëtuar nga Vettingu.

“Të mos harrojmë që këta prokurorë shumë shpejt do t’i nënshtrohen Vetingut. Dhe është krejt e natyrshme të mendosh që ata mund ta përdorin këtë çështje si alibi për të shpëtuar lëkurën e tyre. Të gjithë gjasat të çojnë të mendosh që është përdorim politik sepse asgjë ligjore nuk kishte aty”, tha Çuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here