Me anë të një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama sot lajmëroi se në muajin maj do të përfundojë rruga turistike në Velipojë pas 27 vjetësh. Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe ka reaguar ish-kryeminsitri Berisha i cili me anë të ashtuquajturit qytetari dixhital ka përgënjeshtruar këtë fakt.
“MIRËMËNGJES, dhe me lajmin e mirë se, pas 27 vjetësh, përfundon në maj rruga turistike për në Velipojë, një nga destinacionet më të populluara të bregdetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Postimi i Berishës:
Qytetari dixhital i pergjigjet Edvinit!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“Nadja e mire zoti berisha. Te uroj shendet. Me qene se edi eskobari publikoj nje foto me rrugen e velipojes, ku citoi se ne maj perfundon ne nje kohe qe ka 7 muj qe ka fidhu edhe ala nuk jane shtru vec 500 meter rruge. Aj thote qe ne maj perfundon? Un desha ti thoja mos genje shkodranet qe ne mengjes. Por edi legeni ma ka hjek te drejten e komentit ne fcb. Te lutem thuj mos na genje se nuk te besojne shkodranet.”