Është përuruar këtë të hënë godina e re e Vettingut. I pranishëm në hapjes e saj ishte edhe Ambasadori I SHBA, Donald Lu, I cili e cilësoi ditën e sotme plot shpresë për Shqipërinë. “Sot është një ditë për shpresë në Shqipëri”, tha Donald Lu.
I menjëherëshëm ishte edhe reagimi I kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në Twwiter, shefi i qeverisë shprehet se njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar.
“Urime, kurajo, suksese komisionerëve të Vetingut! Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar”, shkruan Rama.
Pas inaugurimit të godinës së re, që do jetë te ish-godina e ‘Lidhjes së shkrimtarëve dhe Artistëve”, kryeministri Edi Rama iu ka uruar suksese komisionerëve të Vettingut
Edhe për ambasadoren e BE, Romana Vlahutin dita e sotme është mjaft e rëndësishme për vendin. “Jemi shumë të lumtur, sepse në një far mënyre reforma ka startuar”, deklaroi Vlahutin.