Propozimi i Trump per lotarine amerikane/Gazetarja sqaron aplikuesit

0
1419

Propozimi i presidentit amerikan Donald Trump për lotarinë amerikane është pjesë e gjithë paketës së reformës për emigracionit të propozuar nga ai dhe që sot do të nisë shqyrtimin nga Kongresi amerikan. Gazetarja e Zërit të Amerikës, duke u nisur nga interesi i madh që ka kjo çështje në Shqipëri ka bërë disa sqarime në një lidhje telefonike në News24.

 

 

Nëse ky propozim i prek aplikuesit e këtij viti të lotarisë amerikane, gazetarja tha se nuk e beson, gjithsesi duhet pritur shqyrtimi nga Kongresi.

“Propozimi i presidentit Trump është pjesë e reformës së emigracionit. Nuk është një propozim i veçantë ka qenë pjesë e kësaj pakete që përfshinte eliminimin e programit të lotarisë amerikane”, tha Kostreci.

Pritet që vendimi të prekë edhe procesin që është aktualisht, aplikuesit e këtij viti?
Nuk e besoj, por nuk mund ta di me siguri. Po ta shikosh nga kohëzgjatja që ka marrë diskutimi i kësaj pakete është dorëzuar në senat në shkurt dhe po shqyrtohet sot. Kjo nuk është një veprim i nxituar, por pjesë e një pakete të madhe të reformës së emigracionit dhe reformat duan kohë të shqyrtohen nga ana e Kongresit dhe pastaj kalojnë nga Shtëpia e Bardhë. Është tek pjesa e Kongresit dhe është pjesë e paketës së madhe të emigracionit.

Lotaria amerikane shihet si një nga mënyrat e vetme për të hyrë në SHBA, do ishte ndryshim i madh..
Nuk bëhet fjalë për hyrjen apo për mënyrat ose rrugët që kanë emigrantët për t’u bërë banorë të përhershëm të SHBA-ve. Kjo ishte një nga mënyrat, lidhjet familjare janë tjetër, vizat e punës. Presidenti Trump e tha edhe dje ajo që ai është një parim i meritës jo një lotari e rastësishme që gjithkush mund ta fitojë. Diçka e ngjashme me sistemin e Kanadasë. Është e vërtetë që sot për sot lotaria amerikane është një nga mënyrat e pakta që kanë emigrantët si vende nga Shqipëria të bëhen banorë të përhershëm të SHBA-ve.

A pritet një ndryshim i sistemit që njerëzit të vijnë për të jetuar në SHBA dhe si po e përcjell opinioni publik gjithë këtë?
Siç e thashë në qoftë se propozimi ose ajo që do presidenti realizohet do ishte një sistem i bazuar tek merita, si i Kanadasë. Për sa i përket opinionit publik nuk është një termë që ka jehonë shumë të madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here