Çfarë po ndodh me Liqenin e Shkodrës ? Specialisti jep alarmin

0
2786

Liqeni i Shkodrës po shkon çdo ditë e më tepër drejt degradimit. Alarmi jepet nga specialisti në Shkodër Sulejman Vekshari. Ai tregon se liqenit me kalimin e kohës po i humbet edhe vlera.

Sipas Veksharit liqenit të Shkodrës i mungon oksigjeni dhe kjo ndodh për shkak se bimët ujore të liqenit janë mbushur nga inerte të ndryshme, që nuk pastrohen prej kohësh. Edhe menaxhimi i ujërave të zeza vijon të jetë një problem i pazgjidhur sipas specialistit shkodran.

Prandaj, Vekshari kërkon një angazhim më të madh nga qeveria apo pushteti lokal për pastrimin e liqenit dhe marrjen e masave në mënyrë që situata të mos rëndohet më tepër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here