Maseratti i Nanos, Mercedesi i Ramës, sa kushtojnë veturat “e majta”

0
2678

 

Që Fatos Nano është adhurues i veturave të shtrenjta dhe luksoze, kjo dihet që prej kohës kur ai ishte kryeministër dhe e bëri shoferin e tij që të dilte pasagjer, pasi timonin e veturës e mbante thuajse gjithnjë vetë ish-kryetari i Partisë Socialiste.

Për vite me radhë ai preferonte veturat Mercedes, por më pas duke mbetur sërish te veturat gjermane, ai zgjodhi një Porsche Cayenne.

Nano ka parapëlqyer gjithnjë veturat off-road, ose fuoristradat sikurse njihen më mirë në Shqipëri.

Për habinë e të gjitheve, ai tashmë ka lënë komfortin dhe luksin gjerman, për të kaluar te një më sportive dhe fine Maseratti Levante, një SUV sporti, luksi dhe elegance.

Shumëkush e ka vënë re veturën e veçantë me targë “007” që qarkullon në kryeqytet.

Nga një verifikim i saj në portalin e njohur për makinat quatrroruote.it, rezulton se kjo veturë nis nga çmimi i rreth 77 mijë eurove, për të shkuar deri në rreth 101 mijë euro.

Modeli më “ekonomik” i kësaj perle ka një motor benzine V6, me 350 kuaj fuqi, por sikurse mund të shihni nga fotot, eleganca dhe stili i saj janë të pakonkurrueshëm.

Ndërkohë Mercedesi S-Class 500, të cilin përdor prej disa vitesh kryeministri Edi Rama, ka një çmim dhe luks gjithashtu tepër të lartë.

Gjithnjë po sipas quattroruite.it ai nis nga rreth 119.000 deri në rreth 127.000 euro dhe është një veturë me 435 kuaj/fuqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here