Përmbytjet, LSI thirrje Ramës: Shpall gjendjen e jashtëzakonshme, koha nuk pret

0
1801

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një mesazh në faqen e tij të “Facebook”-ut i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pas përmbytjeve masive në vend.

Vasili pyet se pse qeveria pret ende, në një kohë kur sipas tij, Shqipëia po përballet me situatë të vështirë.

MESAZHI I VASILIT
Te shpallet gjendja e jashtezakonshme. Ç’pret akoma qeveria?!
Shqiperia po perballet me nje situate shume te rende ne te gjithe territorin me rreziqe shume te medha per pronen dhe shendetin e qytetareve.
Qeveria nuk shpall gjendjen e jashtezakonshme. Çfare pret?
Situata rendohet ore pas ore. Kryeministri duhet te jete ne balle te shtabit te emergjences dhe te marre e te ushtroje pergjegjesite e tij kushtetuese, politike dhe qytetare, qe nga zyra e deri ne drejtimin ne teren.
Kryeministri nuk mund te jete komentator.
Te shpallet menjehere gjendja e jashtezakonshme.
Koha nuk pret. Mijera qytetare presin doren dhe mbeshtetjen e shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here