Vllaznia pret te merkuren Partizanin

0
765

Kuqeblutë e koshit kërkojnë fitoren e radhës ndaj te kuqve

Duhej të luhej të shtunën e kaluar në oren 18.00, por përballja Vllaznia-Partizani në basketboll për meshkuj u shty nga Federata Shqiptare e Basketbollit për shkak të përmbytjeve që përfshirë vendin.  Në një vendim tjetër të nxjerrë nga po ky institucion bëhet e ditur se takimi në fjalë do të zhvillohet mbrëmjen e së së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ne oren 18.00. Në pritje të këtij takimi, skuadra kuqeblu e drejtuar nga Bledar Gjeçaj nuk e ka ndërprerë për asnjë çast procesin stervitor, pasi për to përballja me të kuqtë e Partizanit është mjaft e rëndësishme për fatet e vazhdimësisë së kampionatit. Vllazninë perballe Partizanit, nuk do të ketë në dispozicion Damian Bekteshin, një nga nga basketbollistët titullarë, i cili vazhdon të vuajë një dëmtim të marrë dy javë më parë në fushën e lojës. Basketbollistët shkodran vijnë në këtë ndeshje që i përket javes së shtatë të kampionatit pas asaj fitoreje tejet emocionuese të realizuar ndaj ekipit durrsak Teuta. Përballje kjo e luajtur në transferte, e cila ka pasur me të vertete një mbyllje dramatike, fatet e së ciles janë përcaktuar në tre sekondat e fundit të krejt takimit. 72 me 71 në favor të Teutes ishte rezultati kur duheshin edhe tre sekonda për të përfunduar ndeshja. Durrsakët kishin nisur festen, por një gjuajtje nga distanca me vleren e tre pikëve nga ana e kapitenit shkodran, Ervin Berdica ka shokuar të pranishmit në pallatin e sportit “Ramazan Njala” duke i dhënë fitoren Vllaznisë me rezultatin  72-74.  Pas javes së gjashtë, tabela e klasifikimit ka një ngjeshje në krye duke bërë që katër skuadra, Tirana, Teuta, Vllaznia dhe Partizani me nga dhjetë pikë.  Duke lënë pas Kamzen me 7 pikë si dhe Barleti Eagles po me shtatë pikë, por me pikeavarazh më negativ. Lufta kryesore për trofeun e këtij sezoni do të jetë në mes katër skuadrave të para të kampionatit, Tirana, Teuta, Vllaznia dhe Partizani, ku këto dy të fundit përballen direkt këtë mesjavë, duke bërë që njëra prej tyre të shkëputet nga barazimi me pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here